Lajme

Osmani: Veprimet e policisë ishin të ligjshme

Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës
Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.

“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë”, ka thënë e para e shtetit.

/Shqip.com