Lajme

Osmani uron pavarësinë e ShBA-ve

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës
Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ditën e tyre të pavarësisë.

Osmani është shprehur se vlerat e idealet e amerikanëve janë edhe të kosovarëve.

“Gëzuar 4 korrikun për POTUS Biden dhe miqtë dhe aleatët tanë amerikanë! Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar kombin tuaj të madh dhe idealet dhe vlerat për të cilat rreh zemra e çdo amerikani dhe çdo kosovari. Le të vazhdojë të forcohet partneriteti ynë i palëkundur!”, ka thënë Osmani.

/Shqip.com