Lajme

Osmani uron Albanese për fitoren: Shprehim interesimin që të bashkëpunojmë me ju

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar kryeministrin në ardhje të Australisë, laburistin Anthony Albanese.

Osmani përmes një postimi në Tëitter, i ka shprehur interesimin e saj për bashkëpunim

“Anthony Albanese, urime për fitoren tuaj. Ju dëshiroj çdo sukses përderisa përgatiteni për ta marrë rolin e rëndësishëm si kryeministër i Australisë. Shprehim interesimin që të bashkëpunojmë me ju dhe t’i afrojmë shtetet dhe popujt tanë, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Australisë ndërmjet dy shteteve tona ta ngrisim në nivele të tjera”, ka shkruar ajo.

Albanese i cili si lider i Partisë Laburiste Australiane, do të bëhet kryeministri i ardhshëm i shtetit, pasi që ka arritur ta mposht në zgjedhje konservatorin dhe kryeministrin aktual, Scott Morrison./Shqip.com

Kryeministri në ardhje i Australisë, Anthony Albanese