Lajme

Osmani: Uroj që ky vit i ri të jetë vit i shpresës,të jetë një vit i veprimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri.

Osmani ka thënë se dhuna dhe keqtrajtimi ndaj grave dhe vajzave duhet të trajtohet si një emergjencë kombëtare.

“Sonte nuk mund të mos flasë edhe për dhimbjen e përjetuar, e nuk të mos përmend edhe ata që nuk janë në mesin tonë më. Dua që në veçanti të kujtojë gratë dhe vajzat që u bënë viktimë e femicidit, një fenomen i tmerrshëm që duhet ta luftojmë, të gjithë së bashku. Keqtrajtimi i grave në shoqërinë tonë, por edhe mbarë botën po shndërrohet në një epidemi, prandaj duhet ta trajtojmë si emergjencë kombëtare”.

Adresimi i Vjosa Osmanit

Osmani po ashtu ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës, forcat e armatosura, mjekët, zjarrëfikësit mësuesit, sportistët e artistët.

Në fund Osmani ka thënë se uron që ky vit i ri të jetë vit i shpresës, por mbi të gjitha uroj të jetë një vit i veprimit.

/Shqip.com