Lajme

Osmani udhëton sot për në Mal të Zi

Vjosa Osmani, presidentja e vendit
Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut Milo Đukanović pritet të udhëtojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Gjatë vizitës në shtetin fqinj, Osmani do të zhvillojë takim me Presidentin Đukanović.

Në këtë takim do të diskutohet për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi do të takohet edhe me Kryeministrin Dritan Abazoviq. Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

Presidentja e Kosovës do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës.

Kurse në komunën e Tuzit, pas takimit me Kryetarin Nik Gjeloshaj do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherit është edhe investimi më i madh nga Kosova.

/Shqip.com