Lajme

Osmani udhëton për vizitë në shtetin e Vatikanit dhe Italisë

Vjosa Osmani, presidentja e vendit
Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kanë udhëtuar për vizitë në shtetin e Vatikanit dhe të Italisë.

Ato do të priten në audiencë nga Papa Françesku.

“Presidentja Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, z. Prindon Sadriu dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do të pritet në audiencë nga Papa Françesku. Presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa gjatë qëndrimit në Romë, Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej.

/Shqip.com