Lajme

Osmani udhëton në Tiranë, do të takohet me liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Tiranë me ftesën e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Siç ka njoftuar zyra e presidentes, Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në takim me liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

“Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Tiranë, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ZP-së.

Në këtë takim, Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë se populli i Kosovës ka nevojë për përshpëjtim të proceseve të integrimit.

“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit”.

Krahas kësaj, në liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pritet të diskutojnë për sfidat gjeostrategjike si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, intensifikimin e angazhimit politik, për përforcimin e sigurisë dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja, sfidat e paraqitura nga migrimi si dhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kujtojmë se Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet nesër në Tiranë.

/Shqip.com