Lajme

Osmani thotë se po pret vendimin e Kushtetutës për çështjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës ka folur për edhe niher për çështjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ajo është shprehur se po pret vendimin e Kushtetutës për këtë çështje gjatë një prononcimi për KosovaPress.

“Ne jemi duke i analizuar materialet shtesë që i ka dërguar Këshilli Prokurorial i Kosovës sepse dosja që është dërguar nuk ka qenë e plotë, tani janë në analizë e sipër, dua ta potencoj që kemi marrë vërejtje të shumta që janë konstatuar nga ana e organizatave monitoruese, qofshin ata partnerë vendorë si OJQ apo ndërkombëtarë. Dhe në ndërkohë jam njoftuar zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese që një nga kundërkandidatët e ka dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese dhe natyrisht që duhet të pritet se cili do të jetë vendimi rreth kërkesës për masë të përkohshme” ka thënë Osmani.

Osmani po ashtu ka shtuar se në momentin që kemi vendimin përfundimtar i cili merr parasysh të gjitha këto zhvillime që i përmenda, natyrisht që të gjithë qytetarët do të njoftohen sepse nuk është vendim që merret shkel e shko, por duhet t’i ketë parasysh analizat e secilit dokument, por po ashtu edhe ta dëgjojmë zërin e secilit që ka qenë i përfshirë në këtë process.

Ligji nuk parasheh ndonjë afat për të marrë vendim, kurse ne jemi duke vepruar sa më parë që të jetë e mundur në analizë të të gjitha dokumenteve që po dorëzohen është shprehur Osmani.

Më 6 prill, Këshilli Prokurorial me 11 vota pro ka nominuar Blerim Isufajn për kryeprokuror të ri të shtetit.

Aktualisht pozitën e kryeprokurorit të shtetit është duke e ushtruar, Besim Kelmendi./Shqip.com