Lajme

Osmani thirrje për deputetët: Buxheti i vitit të ardhshëm të ketë prioritet shëndetësinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga deputetet e Kuvendit të Kosovës së  kur te planifikohet buxheti për vitin e ardhshëm, prioritet të jetë shëndetësia.

Përmes një prononcimi për media në vizitën në Klinikë Onkologjike në QKUK, Osmani tha se kur të vijnë pacientët aty nuk ankohen për asfalt.

“Kur pacientët vijnë këtu, nuk ankohen që nuk ka asfalt. Kjo lë të jetë një mesazh për ata që në fundvit vendosin se kujt duhet t’i jepet përparësi sa i përket buxhetit shtetëror sepse asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Prandaj në këta muaj të fundit të vitit kur edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës se cili do të jetë buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm bëj thirrje që asgjë të mos jetë prioritet më i madh se shëndetësia në vendin tonë”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës tha se është trashëguar një sektor i shëndetësisë që ka qenë në buzë kolapsi.

“Është trashëguar një sektor i shëndetësisë që ka qenë buzë kolapsit po flas edhe për vitet e 90-ta kur nuk është investuar asgjë por edhe shumë vite të tjera të moskujdesit dhe mungesës së interesimit dhe tani prioritizimi i sektorit të shëndetësisë nënkupton prioritizim i jetës së qytetarit”.

Buxheti i dedikuar për shëndetësi sipas Osmanit nuk duhet të bllokohet në procedurat e prokurimit.

“E dijmë që barërat e Onkologjisë janë të kushtueshme por asgjë nuk është më e kushtueshme se jeta e qytetarëve andaj duhet të dedikohet buxheti i mjaftueshëm dhe pastaj të mosbllokohet me procedura të ndryshme të prokurimit në blerjen e barërave edhe atëherë kur e kemi buxhetin”.

Ndërsa në takim me kryesin e QKUK-së dhe SHSKUK-së, Osmani tha që u diskutuan edhe mundësia e ndryshimit të Ligjit të Prokurimit.

“Diskutuam se si mund të ndryshohet ligji i prokurimit që në raste të caktuara kur jeta e qytetarëve është në rrezik të mund të shfrytëzohen procedura që shfrytëzohen edhe në vende të ndryshme të vendeve të BE-së ë mënyrë që të mos e bllokojë ajo procedurë furnizimin me barëra që janë të domosdoshme për jetën e qytetarëve tanë, dhe kjo është njëra ndër çështjet që urgjentisht do ta trajtojmë  sa i përket ndryshimit të procedurave të prokurimit”.

Megjithatë, si iniciativë që duhet të shtyhet përpara, sipas Osmanit është mungesa e ndërtesave ku mund të kryhen shërbimet onkologjike.

“Do të bëjmë çmos që kushtet në këtë klinikë të përmirësohen, që puna e tyre të lehtësohet, që sukseset në parandalim dhe në jetëgjatësi të rriten. Çështja tjetër që kemi marrur përsipër që ta shtyjmë përpara është edhe mungesa e ndërtesave të nevojshme ku nga një ndërtesë e re ku bëhet kimioterapia e deri tek ndërtesa e re që duhet për kujdesin paliativ, të gjitha këto janë çështje që duhet dhe mund të trajtohen”.

Vlen të theksohet se, Presidenca ka dhuruar një donacion prej 100 protezash të gjirit për pacientet që vuajnë nga kanceri i gjirit. Por, gjatë vitit tjetër, pritet që ky donacion të arrijë në 400 proteza të gjirit.

/Shqip.com