Lajme

Osmani takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për zhvillimet në veri të vendit

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark.

Tema kryesore e takimit ishte zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe bashkëpunimi me EULEX-in.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit të tij aktual”, thuhet në njoftim.

Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.

/Shqip.com