Lajme

Osmani takon presidentin italian, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në shtetin e Italisë.

Ajo ka zhvilluar takim me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.

“Në Romën historike pata kënaqësinë të mirëpritem nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Osmani.

Të hënën Osmani është pritur në audiencë private nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Kurse, pas takimit me të, ajo ka shkruar se synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani “kontribuon në avancimin e mëtejmë të raporteve shekullore”.

/Shqip.com