Lajme

Osmani takon kryetarin e parlamentit të Austrisë, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me kryetarin e parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Temë kryesore e këtij takimi ishte marrëdhëniet Kosovë-Austri si dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Foto nga takimi

“Në takim me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare” ka shkruar Osmani.

Më tutje Osmani ka shtuar se dy shtetet mbeten partnere të besueshme dhe të përkushtuara për t’i forcuar raportet bilaterale.

/Shqip.com