Lajme

Osmani takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, diskutojnë për të ardhmen e Kosovës dhe bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftmi nga zyra e presidencës.

Gjatë këtij takimi të Osmani e Kovacevski diskutuan për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe përafrimit të qytetarëve të të dy shteteve.

“Raportet tona të shkëlqyera ndërshtetore janë inkurajuese në një kohë përcaktuese për kontinentin tonë. Si Kosova, ashtu edhe Maqedonia e Veriut e kanë vendin në Bashkimin Evropian, prandaj presim që vendet anëtare të BE-së ta përkrahin perspektivën dhe vendosmërinë tonë të qartë”, ka theksuar pas takimit Osmani

Foto nga Takimi

Ndryshe, Presidentja Osmani po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me ftesë të Presidentit Pendarovski.

Forumi me temën: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, mbyllë punimet sonte./Shqip.com