Lajme

Osmani takon kryeministrin britanik: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrinë e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

Ajo gjatë Samitit të liderëve evropianë që po mbahet në Spanjë, ka thënë se bashkë me të kanë diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë “për aktin e agresionit serb”.

“Ne jemi falënderues që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po na ndihmojnë që t’i mbajmë kufijtë të sigurt në mënyrë që të parandalojmë aktet tjera të agresionit”, ka shkruar ajo.

Osmani ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse.

/Shqip.com