Lajme

Osmani takon homologun gjerman, e informon për dialogun me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier.

Osmani e informoi homologun e saj gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo tha se e falënderoi Steinmeierin për mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën euroatlantike.

E para e shtetit po qëndron për një vizitë në Britani të Madhe.

Ajo mori pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles.

/Shqip.com