Lajme

Osmani takon ambasadorët e shteteve të Quintit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot gjatë ditës ka pritur në takime të ndara ambasadorët e shteteve të Quintit.

Sipas njoftimit për media nga zyra e Presidentes, Osmani ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss.

Sipas njoftimit Osmani me ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme./Shqip.com

Ambasadorja e Frances
Ambasadori i Anglisë

Ambasadori i Italisë