Osmani takohet me shefin e EULEX-it, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë
Publikuar:
(19.01.2024 14:33:40)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit.
“Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.
/Shqip.com