Lajme

Osmani takohet me ministren e Punëve të Jashtme të Panamas, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë në shtetin e Panamas.

Gjatë kësaj vizite, Osmani është takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme të Panamas, Erika Mouynes.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga e para e vendit.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për themelimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Po ashtu, në një panel të përbashkët me ministren si dhe me gra të tjera frymëzuese në Panama, u diskutu  edhe për rolin e gruas në politikë dhe nevojën e fuqizimit tutje të grave në jetën publike.

Fuqizimi i grave në politikë është thelbësor për ndërtimin e demokracive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse thuhet më tutje në postimin e Vjosa Osmanit./Shqip.com