Lajme

Osmani takohet me kryeministrin britanik, flasin për zhvillimet në rajon

Rishi Sunak dhe Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Osmani tha se me Sunak folën për zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin mes Kosovës e Britanisë, të cilin ajo e quajti të fortë.

“Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se, disa orë më herët ka reaguar edhe deputetja britanike, njehërit kryetarja e komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Sipas një postimi në rrjetin social Twitter Kearns ka shkruar se Britania e Madhe ishte një nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës.

Ajo po ashtu tha se Britania duhet të vazhdojë të jetë shtet paqeruajtës në të gjitha forumet.

“E kënaqur të shikojë Rishi Sunak dhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani t’i takoj në Komunitetin Politik Evropian.

Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës dhe si mik i Kosovës duhet të përqafojmë rolin tonë të vazhdueshëm si paqeruajtës në të gjitha forumet”, ka shkruar Kearns.

/Shqip.com