Lajme

Osmani takohet me gra lidere në SHBA, diskutuan për vendimmarrje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një takim me gra liderë në në politikë, ekonomi, diplomaci, akademi dhe fusha të ndryshme.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka treguar se është diskutuar për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave

“Diskutuam për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave e vajzave në vendimmarrje si dhe për sfidat e mundësitë për fuqizimin politik, ekonomik e akademik të tyre. Por, mbi të gjitha, potencuam se vajzat dhe gratë janë kyçe për ruajtjen e demokracisë dhe garantimin e zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në SHBA

Osmani, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të takimit të liderëve të Konferencës së Mynihut.

Presidentja Osmani së bashku me zyrtarë të administratës amerikane, kongresistë e senatorë, ministra nga shtete të ndryshme si dhe përfaqësues të think-tanks nga Amerika e Evropa, kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në kontinentin evropian pas invazionit rus në Ukrainë, ndikimin e kësaj lufte në rajon, si dhe si të vazhdojmë bashkërendimin me aleatët dhe partnerët strategjik./Shqip.com