Lajme

Osmani takohet me gazetarët: Jeni gardian të së vërtetës dhe të integritetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në pritjen e organizuar për media, i falënderoi gazetarët e veçanërisht gazetaret që kanë raportuar guximshëm nga komunat e veriut gjatë trazirave atje. Osmani tha se gazetarët vazhdojnë ta kenë detyrën e tyre fisnike, që të jenë jo vetëm gardian të së vërtetës, por edhe të integritetit.

“Kam thënë edhe disa herë më parë, se ky ka qenë një vit jo i lehte për Kosovën. Zhvillimet në veri treguan se shteti është i fuqishëm dhe mediet janë të guximshme. Sonte i përgëzojë dhe i falënderojë secilin prej gazetarëve që raportoi nga atje, sepse në kontekstin aktual e vërteta është mision patriotik dhe është shërbim ndaj vendit”, deklaroi presidentja Osmani.

E pasi i përgëzoi kryesisht gazetaret, tha se “nuk ka pasur mundësi më shkuar keq një mision i tillë, sepse shumica që kanë raportuar nga atje (veriu), kanë qenë gra dhe vajza.

“Kështu një bravo për secilën grua e vajzë që kanë raportuar nga veriu. Qëllimi është i përbashkët që të punojmë së bashku”, tha në fund presidentja Osmani.

E derisa doli edhe me veshjen e saj rozë, për të cilën tha se është pyetur pse vishet kështu, ajo me shaka në anglisht tha se “This Barbie is the president” (kjo Barbie është presidente”. E kjo shaka aludon edhe me filmin motivues për vajzat “Barbie” që ishte më i shikuara periudhën e fundit.

/Shqip.com