Lajme

Osmani takim me Erdogan në Stamboll: Të përkushtuar të vijojmë bashkëpunimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Stamboll me homologun e saj turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku tha se në takim shprehur mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ajo tha gjithashtu se Kosova është e përkushtuar të vijojë bashkëpunimin me Turqinë.

Reagimi i Osmanit:

Sot në Stamboll takova Presidentin Erdogan. Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona.

/Shqip.com