Osmani: Sot dekretova hapjen e Misionit të Posaçëm në Vatikan
Publikuar:
(12.01.2024 17:08:25)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot ka dekretuar hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Vatikan.
Osmani ka deklaruar se kjo po ndodh pas dy vitesh punë dhe sipas saj ky është hap i rëndësishëm në thellimin e raporteve me Selinë e Shenjtë.
Njoftimi i plotë:
Pas dy vitesh pune intensive me Selinë e Shenjtë, kam dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë.
Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë.
/Shqip.com