Lajme Ballkan

Osmani shkon në Kiev në kuadër të OSBE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani ka arritur në Kiev të Ukrainës.

Vizita e Osmanit është bërë në kuadër të punës së tij si kryesues i OSBE-së.

“Pas nëntë orësh udhëtimi me tren, mbërritëm në Kiev. Duke pritur me padurim takime produktive me udhëheqësit ukrainas për të diskutuar mënyrat për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe për të ndihmuar njerëzit në terren”, shkroi Osmani në Twitter.

Ndërsa, më herët, Osmani kishte shkruar se dënon sulmet e raketave ruse në Dnipro

“Ne dënojmë me forcë sulmet e raketave Ruse në Denipro duke synuar infrastrukturën kritike dhe duke shkaktuar viktima të civilëve”.

Tutje, Osmani tha se këto akte janë brutale të cilat nuk kanë asnjë justifikim dhe duhet të ndalen.

/Shqip.com