Lajme

Osmani shkon në Bondsteel për drekën e Krishtlindjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkuar në Kampin Bondsteel se bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier.

Vizita e Osmanit dhe Hovenierit ka qenë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

“E lumtur të bashkohemi me ushtarët e SHBA-së dhe ambasadorin Hovenier në Kampin Bondsteel për drekën tradicionale të Krishtlindjeve”, shkroi Osmani në Twitter.

Osmani tha se lidhja në mes Kosovës dhe ShBA-ve është më e fortë së kurrë.

“Përcolli mirënjohjen tonë për shërbimin e tyre dhe mbështetjen e patundur ndaj vendit tonë. Lidhja është më e fortë se kurrë”

Me këtë rast, Osmani ka uruar festat e fundvitit të gjithë qytetarëve.

/Shqip.com