Osmani: Serbia vazhdon t’i glorifikojë kriminelët e luftës
Publikuar:
(08.07.2021 20:34:57)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “Serbia vazhdon t’i glorifikojnë “kriminelët e luftës”.
Kjo deklaratë e saj erdhi pasi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka kërkuar nga Serbia zbardhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Osman theksoi se “kryerësit e atij krimit duhet të dalin para drejtësisë.
“Regjimi i Serbisë po vazhdon të glorifikojnë kriminelët e luftës duke mohuar drejtësinë për familjet e shtetasve amerikanë, Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin, të cilët u vranë në Petrovo Selo nga një njësi e udhëhequr nga Goran Radosavljeviq. Përgatitësit e këtij krimi duhet të sillen para drejtësisë dhe jo të nderohen”.