Lajme

Osmani së bashku me Prindonin marrin pjesë në darkën e organizuar nga Macron në Elysee

Presidentja, Vjosa Osmani është pritur në darkën e organizuar në Pallatin Presidencial Elysee.

Ajo në fotografitë e shpërndarë në Facebook shihet se është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

“Sonte bashkë me Prindonin, kishim kënaqësinë të pritemi në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron në Pallatin Élysée”, ka shkruar Osmani.

 Ndryshe Osmani, në forumin për paqe në Paris, foli për situatën e fundit në Kosovë.

Osmani tha se nuk mund të behësh miq më dikë që ka tendenca luftarake ndaj fqinjit të tij.

Osmani ka thënë se situata e Rusisë dhe Ukrainës është mësimi i dytë që nëse agresori shpërblehet, vetëm do të inkurajomë agresorin që të sulmojmë atë vend pa ca vitesh.

/Shqip.com