Lajme

Osmani: Rekrutët e rinj të FSK-së po e jetësojnë çdo ditë e më tepër ëndrrën e brezave të tërë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të rijnë të cilët i janë bashkuar rradhëve të FSK-së.

E para e vendit ka thënë se rekrutët e rinj të FSK-së po e jetësojnë çdo ditë e më tepër ëndrrën e brezave të tërë.

‘’Sikurse dikur, djemtë e vajzat e UCK-së që bartën mbi supe idealet e lirisë sonë, sot ju mbi supet tuaja mbani idenë e mbrojtjes së lirisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës” ka thënë Osmani para rekrutërtëve të rijnë.

Osmani po ashtu ka shtuar se FSK-ja ka krijuar shanse të barabarta për të gjithë.

‘’Sot FSK-së po i shtohen edhe 257 rekrutë të rijnë që e dërgon numrin në 3 mijë ushtarë. FSK-ja ka krijuar mundësi të barabarta për të gjithë, për djemtë dhe vajzat e reja’’ ka thënë Osmani.

Po ashtu Osmani ka inkurajuar vajzat dhe gratë që të bëhen pjesë e FSK-së.

Osmani më tutje ka thënë se forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës është domosdoshmëri në kohën kur paqja globale po sfidohet çdo herë e më tepër e kur tendencat autoritariste po ngrenë krye./Shqip.com