Lajme

Osmani: Që kur kam marrë detyrën, kam rikthyer në Presidencë vulën e Presidentit Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pasi ka marrë postin si presidente, ka rikthyer vulën e ish-Presidentit, Ibrahim Rugova.

Osmani, përmes rrjetit social Instagram, i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

“Në momentin që e kam marrë detyrën, në Presidencë e kam rikthyer vulën e Presidentit Ibrahim Rugova dhe flamurin dardan në hapësirat e Presidencës”, ka shkruar ajo.

Osmani gjithashtu ka folur edhe për himnin e Kosovës ku ka thënë “sa i përket himnit të Kosovës, kriteret e ndryshimit parashihen në Kushtetutë”./Shqip.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani