Lajme

Osmani: Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Stuart Munsch.

Në këtë takim Osmani dhe Munsch ka diskutuar për ruatjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon.

“Në takim me admiralin Munsch, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in, kundër rreziqeve të sigurisë, si dhe për të kontribuar në mënyrë të suksesshme për paqe dhe siguri në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Osmani e njoftoi admiralin Munsch se Forca e Sigurisë së Kosovës është në tranzicion dhe po zhvillohet profesionalisht në përputhje me standardet e NATO-s.

Foto nga takimi

Osmani ka theksuar se FSK-ja i mundëson Kosovës të bëhet një kontribuuese aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale, dhe ka theksuar se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë.

/Shqip.com