Lajme

Osmani pret Hovenier para takimit për Asociacionin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Ky takim është zhvilluar para takimit që po zhvillohet në rezidencën e këtij të fundit lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Lexo edhe:
Nis takimi i ambasadorit Hovenier me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile

Tema kryesore e takimit midis Osmanit dhe Hovenier ishin zhvillimet e fundit politike.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” thuhet në njoftim.

Po ashtu Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë folur edhe për aktivitetet për 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovë, si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.

/Shqip.com