Lajme

Osmani pranon letra kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letra kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës Nipon Petchpornprapas.

Përmes një njoftimi nga zyra e presidentes, thuhet se në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës, Nipon Petchpornprapas, të cilit i ka uruar mirëseardhje. Na takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, si dhe zhvillimet politike në Kosovë, rajon e më gjerë”, thuhet në njoftimin e ZP-së.

Në këtë takim, Osmani ka vlerësuar se Tajlanda është një partnere e fortë bilaterale dhe aleate e Kosovës si dhe e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen që Tajlanda i ka ofruar Kosovës.

Sipas Zyrës së Presidentes, Kosova është e interesuar për forcimin e marrëdhënieve tregtare me Tajlandën./Shqip.com