Lajme

Osmani: Portugalia është një shtet jashtëzakonisht miqësor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Lisbonë të Portugalisë, ku është pritur nga homologu i saj Marcelo Rebelo de Sousa.

Osmani në një postim në platformën “X” ka falënderuar presidentin portugez për pritjen e ngrohtë.

“Këtë vit ndërsa vendet tona shënojnë 15 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar më tej lidhjet dhe bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Osmani.

/Shqip.com