Lajme

Osmani: Po e përmbyllim një vit të suksesshëm përkundër sfidave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një fjalimi vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, është shprehur se ky vit ka qenë një vit i zhvillimeve sfiduese.

Ajo ka falënderuar qytetarët e Kosovës për angazhimin e tyre për të mirën e Kosovës.

“Janë qytetarët tanë që kur krijohet kushtet, suksesi është i sigurte, këta na kanë dëshmuar përmes sukseve të shumta”, ka thënë Osmani.

Osmani më tutje është shprehur se nuk mund të ecim përpara nëse nuk kujtojmë përpjekën tonë shekullore të popullit tonë.

“Ta kujtojmë sot Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, ti kujtojmë të gjithë njerëzit që dhanë më të mirën e tyre që pavarësia dhe realiteti jonë të jetë i pakthyeshëm”, ka thënë Osmani.

Osmani në fjalimin e saj ka folur edhe për luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

“Populli i Kosovës i ka qëndruar gjithmonë në krahë Ukrainës, kemi vendosur sanksione, nuk kemi qenë diferentë ndaj agresorit”, ka thënë Osmani.

Sundimi i ligjit është esencial për funksionimin e shtetit ka thënë Osmani.

“Ne jemi të vendosur të vendosim ligj në secilën pjesë të territorit tonë, bandave kriminale në veri nuk ju pëlqen kjo e as sundimi i ligjit, le ta kenë të qartë se kjo është rruga jonë dhe ata do të përballen me drejtësinë”, ka thënë Osmani.

Prezenca e ushtrisë serbe në Kosovë ka marrë fund qysh prej vitit 1999, këtë duhet ta dijë presidenti i Serbisë, Alekesandar Vuçiq, ka thënë Osmani.

Osmani ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

“Procesi i dialogut duhet të përqendrohet në njohjen reciproke, pavarësia është ndërtuar me gjak dhe nuk ka kthim mbrapa, e kemi ushtrinë tonë ku vajza dhe djemtë janë të gatshëm për ti dal shtetit në krahë kur ka nevojë. Kosova e ka vendin në NATO”, ka thënë Osmani.

Kosova sipas Osmani, politika e jashtme nuk ka qenë asnjëherë më e sukseshme.

“Ka disa zëra se Kosova nuk ka politikë të jashtme por këto zëra nuk janë vetëm nga Serbia por edhe nga jashtë saj, por është e kundërta, Kosova më në fund ka politikë të jashtme”, ka thënë Osmani.

Osmani po ashtu ka folur edhe për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

“Dhuna vazhdon të jetë në heshtje, grave dhe vajzave nuk ju mungon zëri as guximi por ne duhet të krijojmë platforma, përballë dhunë nuk duhet të jemi të heshtur, ne nuk kemi vajza e gra për të humbur” ka thënë Osmani.

Osmani më tutje ka thënë se në bazë të dhënave të Eulex-it vetëm gjatë vitit 2019-2021 kemi 173 raste të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Presidentja e vendit u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovë që çështjen e vetigut në drejtësi ta trajtojnë sa më shpejtë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë qenë pjesë e seancës së organizuar për fjalimin vjetor të presidentes Osmani.

/Shqip.com