Ekonomi

Osmani përmend fuqinë punëtore të Kosovës para bizneseve zvicerane

Presidentja e Kosovës në Forumin Ekonomik të Zvicrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka prezantuar potencialin ekonomik të Kosovës dhe mundësitë e shumta të investimit, në Forumin Ekonomik të Zvicrës, njofton Shqip.com.

Osmani ka përmendur fuqinë punëtore të përgatitur dhe potencialin e të rinjëve në mesin e arsyeve të shumta për të investuar në Kosovë.

“Në mesin e arsyeve të shumta për të investuar në Kosovë, përmenda një fuqi punëtore të përgatitur, potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë dhe sukseset e tyre, legjislacionin e bashkërenduar me atë të BE-së, mbrojtjen që i ofrohet investitorëve të huaj dhe shumë arsye të tjera që e bëjnë Kosovën vendin ideal për të investuar”, shkroi ndër të tjerash ajo.

Po ashtu, Osmani bëri të ditur se në këtë Forum, interesimi i bizneseve dhe i investitorëve për Kosovën u vërejt shumë qartë.

Në këtë Forum kanë marrë pjesë rreth një mijë e 500 përfaqësues të komunitetit të biznesit, akademikëve, politikanëve dhe të mediave zvicerane. /Shqip.com