Lajme

Osmani përkujton Aganin: Politikan konsistent me vizion të qartë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar Fehmi Aganin në 23 vjetorin e vdekjes së tij.

Sipas Osmanit, Agani ishte intelektual i angazhuar gjatë tërë jetës së tij.

‘’Profesor Agani ishte intelektuali i angazhuar një jetë të tërë në përmbushjen e synimit për shtetin e Kosovës. Ai ishte figurë përbashkuese, politikan konsistent me vizion të qartë për rrugën që duhet të ndiqte Kosova’ ’ka thënë Osmani.

Osmani po ashtu ka shtuar se Agani ishte dora e djathtë e Ibrahim Rugovës.

‘’Si dorë e djathtë e presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova, profesor Agani dha kontribut të çmueshëm në afirmimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.’’ ka thënë më tutje Osmani.

Aktiviteti i Fehmi Aganit u ndal më 6 maj 1999, kur forca të regjimit gjenocidal serb e vranë njërin nga strategët e lëvizjes paqësore./Shqip.com