Lajme

Osmani për Sky News: Putini po nxitë konflikt në Kosovë dhe vende tjera

Duke folur për Sky News në Konferencën e Sigurisë së Munihut, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për nxitje të konflikt në Kosovë dhe vende të tjera, duke përfshirë Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

“Ajo që ai po përpiqet të bëjë, është të largojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina. Mënyra se si ai do të ishte në gjendje ta bënte këtë, është duke krijuar konflikte të tjera në Evropë, pavarësisht nëse po flasim për Moldavinë, Gjeorgjinë apo Ballkanin Perëndimor”, tha ajo për Sky News.

Deklarata e Osmanit vjen në kohën kur politikanët pro-rusë po mblidhnin protestuesit në kryeqytetin moldav Kishinau. Qeveria e moldave pretendon se Rusia po kërkon ta destabilizojë këtë vend.

Presidentja Osmani ka deklaruar se Kremlini dëshiron të bëjë të njëjtën gjë në Kosovë, nëpërmjet aleatit të saj, Serbisë.

Ajo thotë se Rusia po përdorë metoda që ka përdorur në Ukrainën lindore për të nxitur luftën civile dhe për të destabilizuar vendin në vitin 2014.

“Ata u përpoqën të krijojnë operacione falso. Ata sjellin forca paraushtarake që vishen si civilë brenda territorit tonë, nëpërmjet rrugëve të paligjshme dhe pastaj dërgojnë armë, dhe dërgojnë gjithashtu uniforma të gjelbërta pa emblema, në mënyrë që të mos duket si një sulm tradicional ushtarak. Por në fakt, ata përgatisin mjaft sulme hibride, që është një përzierje e asaj që bëjnë këto forca paraushtarake në veri të Kosovës”.

Sky News thotë se Kosova akuzon Rusinë për ndihmën ndaj Serbia që të nxisë separatizmin midis pakicës etnike serbe. Presidentja Osmani thotë se komuniteti ndërkombëtar nuk po bën aq sa duhet për të penguar Rusinë.

Në kohën kur aleatët ndërkombëtar po diskutojnë së si ti japin fund luftës në Ukrainë, Osmani ka thënë se nuk duhet të ketë kompromise territoriale me Kremlinin.

“Regjimet genocidale nuk duhet të shpërblehen me territor”, tha ajo.

/Shqip.com