Lajme

Osmani: Pashkët, manifestim i vlerave tona të përbashkëta

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës
Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët. Ajo ka thënë se festat e tilla na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë triumfon mbi sfidat e mëdha.

“Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha. Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi. Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha.

Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi.

Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati!

Për shumë motë, gëzuar Pashkët!

/Shqip.com