Lajme

Osmani pas vizitës në Mal të Zi: E ardhmja e vendeve tona është në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi ku është pritur nga homologu i saj, Milo Dukanoviq.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka treguar se çfarë ka diskutuar me homologun e saj malazez.

“E ardhmja e vendeve tona është në Bashkimin Evropian dhe së bashku do të punojmë për të realizuar këtë synim të qartë. Me Presidentin Đukanović diskutuam për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe fuqizimin e përpjekjeve tona kundër tendencave anti-demokratike dhe destabilizuese në rajonin tone”.

Osmani tha se raportet në mes dy vendeve janë ndërtuar mbi frymën e respektit të ndërsjelltë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të dyanshëm për të ardhmen euroatlantike.

/Shqip.com