Lajme

Osmani: Parlamenti serb zgjodhi për nënkryetar komandantin që masakroi mijëra kosovarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliq si nënkryetar të parlamentit të Serbisë.

Osmani ka krahasuar atë dhe nënkryetaren e Parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, si e mbijetuar e masakrës së familjes Bogujevci në Podujevë gjatë luftës.

“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, e mbijetuar e masakrës brutale e regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e Parlamentit. Ndërkohë, parlamenti i Serbisë e ka caktuar Bozidar Deliçin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë, si nënkryetar”, shkroi Osmani në Twitter.

Bozhidar Deliq

Në parlamentin serb të mërkurën u zgjodh kryetari i saj bashkë me shtatë nënkryetarë, në mesin e të cilëve edhe Deliq.

Lexo edhe:
Komandanti i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Serbisë

Beliq, ka qenë komandanti i Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, brigadë që ishte përfshirë në vrasjet masive të civilëve në Kosovë.

Deliq ishte paraqitur dëshmitarë i mbrojtjes në seancat në Tribunalin në Hagë në rastin e “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millozheviq dhe në rastin e Vladimir Lazareviqit./Shqip.com