Lajme

Osmani dhe komandanti i KFOR-it biseduan për sigurinë në vend

Vjosa Osmani dhe Franco Federici

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të premten me Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici, ku temë e diskutimit ishte ofrimi i mbrojtjes së përkohshme për kontraktuesit afganë që punojnë në NATO.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, Komandanti i KFOR-it e vlerësoi situatën e sigurisë në vend si të qetë dhe stabile, duke nënvizuar se institucionet përkatëse të sigurisë janë në bashkërendim të plotë me njëra-tjetrën.

“Komandanti i KFOR-it e ka informuar Presidenten Osmanin për stërvitjen ‘Stërvitje dhe Trajnim Operacional – OPREH Niveli II’, e cila do të mbahet në shtator, në Kosovë”.

“Kjo është një stërvitje e rregullt rutinore. Stërvitja do të përfshijë zbarkimin e trupave shtesë të vendeve aleate, të cilat do të trajnohen bashkë më njësitet e KFOR-it, si pjesë e Forcës Operacionale Rezervë të KFOR-it”, thuhet në komunikatën për media./SHQIP.com