Lajme

Osmani nesër viziton Pejën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pritet që nesër të vizitojë qytetin e Pejës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e presidencës.

Osmani pritet që në ora 10:30 të zhvillojë takim me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

Po ashtu është bërë e ditur se për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Osmani do të vizitojë ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se po ashtu në orën 16:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë.

Kjo vizitë e Osmanit në Pejë është në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit./Shqip.com