Lajme

Osmani në Washington: Diskutuam për luftën në Ukrainë dhe ndikim e saj në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të takimit të liderëve të Konferencës së Mynihut.

Osmani së bashku me zyrtarë të administratës amerikane, kongresistë e senatorë, ministra nga shtete të ndryshme si dhe përfaqësues të think-tanks nga Amerika e Evropa, kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në kontinentin evropian pas invazionit rus në Ukrainë, ndikimin e kësaj lufte në rajon, si dhe si të vazhdojmë bashkërendimin me aleatët dhe partnerët strategjik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington

“Në këtë pritje zyrtare, kisha rastin të takoj Jake Sullivan, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Ministren për Çështje Evropiane të Finlandës, Tytti Tuppurainen, Ministrin Federal të Gjermanisë Wolfgang Schmidt, Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, Senatorin Chris Coons, Kongresisten Veronica Escobar, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, udhëheqësin e Konferencës së Mynihut Ambasadorin Christoph Heusgen, Ambasadorin Ëolfgang Ischinger, si dhe përfaqësues të tjerë pjesëmarrës në konferencë”, ka shkruar Osmani.

Konferenca e Mynihut është duke u mbajtur në Washington D.C.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington

Osmani të hënën ka udhëtuar nga Kosta Rika në Washington, për të marrë pjesë në këtë takim.

Në një njoftim nga Presidenca bëhet e ditur se Osmani dhe përfaqësues të shteteve të tjera pjesëmarrës të Konferencës do të mblidhen për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë dhe forcimin e partneritetit transatlantik./Shqip.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington