Lajme

Osmani në takim me kongresistin amerikan thekson rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kongresistin, Mike Turner, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani në takim raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka cilësuar strategjike edhe ekzistenciale, ndaj ka falënderuar kongresistin Turner për mbështetjen ndër vite, të cilën ai ia ka dhënë Kosovës në rrugën e shtetndërtimit.

Ndërkaq në raport me situatën në veri të vendit, Osmani ka theksuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtjësorë në shtensionimin e situatës dhe se vazhdon të jetë palë konstruktive në këtë proces teksa ka theksuar “obstruksionet e Serbisë, si dhe veprimet destabilizuese në veriun e Kosovës nëpërmjet bandave kriminale të dirigjuara nga Beogradi”.

Osmani ka ripotencuar rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.

Në raport me bashkëpunimin me ShBA-të, Presidentja Osmani potencoi atë në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Kësisoj, Presidentja Osmani përmendi aspiratën e Kosovës për anëtarësim fillimisht në Partneritet për Paqe (PfP), e pastaj në NATO, ku mbështetja e SHBA-ve është esenciale.

Mëtej, Presidentja Osmani përmendi faktin se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka bashkëpunim të ngushtë me shërbimet inteligjente të SHBA-ve në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që mund ta cenojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon.

/Shqip.com