Lajme

Osmani në Maqedoninë e Veriut kërkon investime në komunat shqiptare

Presidentja Vjosa Osmani dhe homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski
Presidentja Vjosa Osmani dhe homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut iu është drejtuar deputetëve të këtij vendi me një fjalë rasti. Nga foltorja e institucionit të rëndësishëm në Shkup, Osmani ka kërkuar më shumë investime në komunat me shumicë shqiptare, si dhe përdorim më te gjerë të gjuhës shqipe.

Osmani, në fjalën e saj u shpreh se shqiptarët mbajnë disa pozita të rëndësishme udhëheqëse, por ka hapësirë që të bëhet më shumë.

Lexo edhe:
Osmani: Shqiptarët kontribuan në shtetformimin dhe shtendërtimin e Maqedonisë së Veriut

Osmani shtoi se përkundër sfidave nga e kaluara, sot në Maqedoni të Veriut funksionojnë disa universitete të cilat ofrojnë programe studimi në gjuhë shqipe, e sipas saj, ato garantojnë ruajtjen e identitetit përderisa hidhen themelet e diturisë që më pastaj mundëson integrimin e plotë të shqiptarëve në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut, raporton KP.

Osmani tha se ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është element shumë i rëndësishëm në zhvillimin e bashkëjetesës.

Ajo kërkoi edhe më shumë investime ne njësitë e banimit me shqiptarë.

Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se raportet mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut janë të forta.

Po ashtu, sipas presidentes, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë një rol  të rëndësishëm në raportet ndërmjet të dyja vendeve.

“Theksova rolin e komunitetit shqiptar në nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve tona dhe nevojën për të vazhduar të qëndrojmë të bashkuar në luftimin e sfidave të përbashkëta”, ka treguar se çfarë ka thënë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut .

“I nderuar për adresuar dhe flisni për partneritetin ndërmjet  Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Osmani.

/Shqip.com