Lajme

Osmani në Luksemburg: Jemi të përkushtuar për thellim të raporteve

Vjosa Osmani - Presidente e Repulbikës së Kosovës
Vjosa Osmani - Presidente e Repulbikës së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani e ka vizituar shtetin e Luksemburgut gjatë ditës së sotme.

Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se është mirëpritur nga Duka i Madh i Luksemburgut, Henri.

“Si aleatë dhe miq demokratikë, ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për hapjen e kapitujve të bashkëpunimit mes vendeve tona.

Së bashku, ne diskutuam gjithashtu për zhvillimet e vazhdueshme në rajonin tonë dhe Evropën”, ka shkruar Osmani.

/Shqip.com