Lajme

Osmani në ceremoninë hapëse të “Defender Europe ‘23”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 2023” ka thënë se ky ushtrim është i rëndësishëm në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin evropian, për FSK-në.

Osmani theksoi se FSK-ja është përkrah shteteve të ndryshme, por ndajnë një kauzë të përbashkët.

“Sot qëndroj para jush për të nderuar guximin dhe përkushtimin e palëkundur në këtë stërvitje ndërkombëtare. Ju jeni përfaqësuesit idealë, jeni gardianët e paqes dhe sigurisë në një botë komplekse. Në këtë stërvitje ndërkombëtare ju jeni krahas shteteve dhe forcave të ndryshme, por ju ndjekeni një kauzë të përbashkët. Ju jeni mishërimi i punës në grup, drejt një qëllimi të përbashkët. Sigurisë dhe vlerave tona. Ky ushtrim është një simbol për të ruajtur paqen dhe sigurinë në një botë që po sfidohet kjo… Ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinent evropian për FSK-në”, ka thënë Osmani.

Osmani ka theksuar se objektivi i kësaj stërvitjeje është të shfaqë aftësinë ushtarake të forcave aleate ndaj çdo agresori.

“Ushtarë të forcave mike dhe të FSK-së sot të do ta kurorëzoni angazhimin tuaj maksimal gjatë fazës së gjatë përgatitore. Kam besim e plotë në aftësitë dhe kapacitetet e juaja profesionale dhe nivelin e forcës e qëndrueshmërisë. Le të shërbejë kjo stërvitje ndërkombëtare si një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit”, ka shtuar Osmani.

/Shqip.com