Lajme

Osmani ndan medalje për personalitete nga sfera e kulturës, sportit dhe e sigurisë

Për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë medalje për personalitete nga sfera e kulturës, sportit dhe sigurisë për personalitete që kanë dhënë kontribut dhe kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës.

Osmani, është shprehur se sot janë duke i nderuar këto personalitete për shkak se në të shkuarën me kurajën dhe guximin që kanë pasur, kanë dhënë një kontribut të veçanta dhe domethënës për Kosovën.

“Sot jemi mbledhur këtu për ti nderuar njerëzit e merituar që kanë kontribuar në shtet ndërtimin tonë. Datat e veçanta siç është shënimi i ditës së pavarësisë, janë momente reflektimi të së kaluarës dhe të mardhës. Këto personalitete të shkuara me kurajën dhe guximin kanë dhënë një kontribut të veçanta dhe domethënës për Kosovës”, tha ajo.

E Besarta Jashari, e cila u dekorua me medalja presidenciale e meritave për sakrificë dhe zbardhjen e krimeve në Kosovë, u shpreh se kjo medalje është forcë për të që të vazhdon të dëshmon të vërtetën.

Besarta Jashari

“Në prag të 25 vjetorit të UÇK-së edhe kësaj radhe si çdo herë po e ndajmë së bashku dhimbjen dhe krenarinë. Kam obligim që të rrëfej të vërtetën por mbi të gjitha heroizmin e familjes sonë, kjo medalje është forcë për mua të vazhdoj të rrëfej e të dëshmoj të vërtetën”, tha ajo.

Me medalje nga Presidentja u dekoruan:

Saranda Bojugevci, medalja presidenciale për zbardhjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Besarta Jashari,  medalja presidenciale e meritave për sakrificë dhe zbardhjen e krimeve në Kosovë.

Kapiten Besart Ahmeti, medalja presidenciale e sigurisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

Kapiten Fatmir Balaj, medalja presidenciale e sigurisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

Toger Adem Ribari, medalja presidenciale e sigurisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

Koloneli Mentor Shabani, medalja presidenciale e sigurisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

Zyrtarja Policore Zyhra Zeqiri, medalja presidenciale e sigurisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

Kapiten Besart Ahmeti, medalja presidenciale e sigurisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

Hajriz Sejdiu, medalja presidenciale e sigurisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

Zyrtarja policore Hyrië Lipaj medalja presidenciale e sigurisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

Rreshter Fatmir Ulaj, medalja presidenciale e sigurisë për kontribut te shquar ndaj atdheut.

/Shqip.com