Lajme

Osmani-Montgomeryt: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë aleatit më të madh dhe më të besueshëm

Takimi i Osmanit me Montgomeryn

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se  vendi do të vazhdojë të qëndrojë pranë aleatit më të madh dhe më të besueshëm, që është SHBA-ja, përcjell Shqip.com.

Këto deklarata ajo i bëri në takimin që kishte me Molly Montgomery, zëvendësndihmës sekretare në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Takimi i Osmanit me Montgomeryn.

Në këtë takim, Osmani theksoi se vendimi për të streguar afganët në Kosovë ishte vetëm dëshmi e përkushtimit të vendit në këtë marrëdhënie dhe se nuk ishte “vetëm po litik, por moral dhe se njerëzit në Kosovë ishin krenarë që mund të kontribuonin në këtë çështje”.

“Presidentja Osmani tha se kjo administratë, e udhëhequr nga presidenti Biden, me të vërtetë e kupton Kosovën dhe se ka besim se kjo  do t’i afrojë të dy vendet në bashkëpunim në të gjitha fushat, veçanërisht në rrugën tonë euroatlantike.

Në veçanti, Presidentja Osmani shprehu aspiratën e vendit tonë që të bashkëpunojë më ngushtë me NATO-n për të siguruar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përballë kërcënimeve në rritje nga ndikimet malinje në rajon,  edhe si një hap drejt anëtarësimit në këtë Aleancë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Ndërkaq, Montgomery falënderoi Presidenten për angazhimin e saj për të mundësuar ardhjen e afganëve në Kosovë, teksa shprehu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e Kosovës dhe popullin e saj që i kanë bërë të ndihen të mirëpritur./SHQIP.com