Lajme

Osmani merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

Vjosa Osmani - Presidente e Repulbikës së Kosovës
Vjosa Osmani - Presidente e Repulbikës së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, ka udhëtuar për në Podgoricë, Mal të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që mbahet sot.

Në këtë samit, e para e shtetit të Kosovës do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës evropiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në samit pos Osmanit, do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë të SEECP si: presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ai i Bullgarisë Rumen Radev, zëvendëskryeministri i Moldavisë, Oleg Serebrian.

Pjesë e takimit janë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Majlinda Bregu, si dhe përfaqësues të Shërbimit Evropian për Punët e Jashtme, ata të Rumanisë, Greqisë dhe Sllovenisë.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) është një nismëbashkëpunimi rajonal i krijuar në qershor të vitit 1996, me qëllim të promovimit dhe forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore.

/Shqip.com